Çfarë duhet të konsumojmë në verë? Niseni me 2 litra ujë në ditë

Çfarë duhet të konsumojmë në verë? Niseni me 2

Vera duhet të na bëjë me vigjilentë ndaj ushqimit dhe ruajtjes së tij. Ekspertët e sigurisë ushqimore në Institutin e Shëndetit publik sugjerojnë llojet e ushqimit që duhet të konsumojmë për të shmangur problemet që lidhen me helmimet.

Temperaturat e larta të verës, vijnë bashkë me rrezikun e kontaminimeve të ushqimeve.

Duhet të bëjmë kujdes në atë që konsumojmë dhe rekomandimi më i parë që bëjnë ekspertët e shëndetit është: Konsumimi minimalisht i dy litrave ujë në ditë.

Jolanda Hyska: Të paktën 2 litra ujë thuhet se duhet të konsumojë gjithësecili prej nesh në vapë, veçanërisht për fëmijët e vegjël dhe gratë shtatëzëna.

Mesatarisht në një ditë 50 qytetarë i drejtohen Shërbimit të Infektivit në QSUT për shkak të problemeve shëndetësore.

Specialistja e ushqimit në Institutin e Shëndetit Publik, Jolanda Hyska, thotë se me rëndësi është shmangia e pijeve që kanë përqindje të lartë alkooli.

Jolanda Hyska: Është shumë e rëndësishme që të shmangim alkoolin me nivel shumë të lartë. Minimalisht le të limitohemi tek pije të tilla si birra me një përqëindje më të ulët alkooli.

Në restorante zgjidhni një pjatë që ka përmbajtje perimesh dhe mish pule.

Jolanda Hyska: Duhet të shmangim pjatë të parë, të dytë, të tretë. Pjatat unike janë shumë të rekomanduara ku të përmbajnë pak proteina, pak karbohidrate dhe shumë perime.Duhet të kemi si bazë ushqimore mishin e pulës veçanërisht në verë.

Kujdes duhet të bëjnë ata që marrin ushqimet me vete në momentet që frekuentojnë plazhin, apo dalin në piknik.

Jolanda Hyska: Siguria ushqimnore në këtë rast merr një rëndësi të veçantë, të shmangim sa më shumë të jetë e mundur intoksikacionet ushqimore që na ndodhin në këtë periudhë. Është shumë e rëndësishme që të ruhet zinxhiri i ftohjes së ushqimeve.

Pasojat në shëndet lidhen nga rastet e humbjeve të vlerave ushqimore deri në helmimet nga ushqimi.

Sigurohuni që ushqimet në frigorifer të mos mbahen me orare të zgjatura pasi humbasin vlerat ushqimore. 

EMISIONET