Stine është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar.

Ai ka realizuar shumë këngë që do të mbesin gjatë  dhe do ti rezistojnë kohës.

I ftuar në emisionin Ditë e Re, Stine është shprehur se nëse nuk do të ishte këngëtar sot do të ishte një kërcimtar shumë i mirë.

"Unë do të isha shumë gjëra. Do isha një kërcimtar i mirë. Kam bërë kërcim përpara se të merresha me muzikë."

Stine ka bërë shkollën për kërcim në Gjermani, ku ka jetuar edhe për shumë vite.

"Fillova me breake dance dhe kalova në hip hop profesional."

/Ora News.tv/