"Xhisiela" dhe "Babalja", Basha e Salianji thirren në Prokurori

"Xhisiela" dhe "Babalja",  Basha e Salianji thirren në

Të premtën para prokurorve  është ftuar për tu paraqitur për dy çështje të ndryshme  kryetari i Partisë Demokratike Lulzim  Basha dhe deputeti Ervin Saljanji.

Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”.  Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.

Partia Demokratike paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD për shpifje. Por ndërkohë në të njëjtën  ditë por jo në të njëjtin orar, deputeti Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si person nën hetim për çështjen Babalja.

Saljanji do të pyetet nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar  Xhafaj-Babalja, por dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka  ushtruar  presion ndaj  Fredi Alizotit,  të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për  çështjen, “Babalaja”.

Prokuroria ne PD per te sekuestruar videon
Sot dy oficerë të policisë gjyqësore të Krimeve të Rënda janë paraqitur në zyrat e PD ku kanë sekuestruar materialin video, i transmetuar në media nga deputeti Ervin Saljanji. Për akzuat reagoi Drejtori i Përgjithashëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke mohuar të kishte qënë shoqërues i Alizotit apo të jetë përfshirë  në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur si çështja "Babale".

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në reagim për mediat thotë se edhe nëse Valiu, do të kishte shoqëruar të akuzuarin për kallëzim të rremë, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës. 

EMISIONET