Gjykata Penale në Maqedoni ka shpallur vendimin "1 vit e gjashtë muaj burg" për të akuzuarin e çështjes "Fortesa 2". 

Gjykata vërtetoi akuzat e ngritura ndaj Goran Grujevskit në mungesë, për organizim dhe shkatërrim të paisjes që regjistronte përgjimet ilegale. 

Pasi Grujovski dha urdhër në mënyrë të paligjshme për formimin e një komisioni që të shkatërronin materialin, 6 bashkëpunëtore të tij u dënuan fillimisht me 6 muaj burg, vendim i cili u shndërrua në lirim me kusht.

Gjykatësja Lidija Petrovska, deklaroi gjatë procesit gjyqësor se i pandehuri ka abuzuar, duke keqpërdorur autoritetin dhe pushtetin e tij për të shkatërruar materialet zyrare dhe ka braktisur vendin duke iu larguar drejtësisë. 

Megjithatë gjykata ka vendosur masa lehtësuese në marrjen e vendimit, pasi Grujevski nuk ka pasur kurrë më parë një dosje penale dhe është një person familjar me fëmijë. 

Vendimi lehtësues u dha edhe pse prokurorja Lençe Ristoska kërkoi nga gjykat dënim të ashpër për autorët, që sipas saj kishin kryer një vepër penale në mënyrën më të turpshme e të pacipë, duke shfrytëzuar pushtetin.

I akuzuari dhe një nga bashkëpunëtorët e tij Nikolla Boshkovsi, pas një arratisjeje 4 mujore në Greqi, ndodhen në paraburgim në Selanik. Një nga autoritetet zyrtare greke tha se ekstradimi i tyre në vendlindje, me shume gjasa mund të bëhet në fund të këtij muaji.

/Ora News.tv/



/Ora News.tv/