"Çështja e kufirit irlandez mund të fundosë gjithë marrëveshjen e Brexit"

"Çështja e kufirit irlandez mund të fundosë

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier ka pohuar se çështja e diskutueshme e kufirit irlandez mund të fundosë çdo shans për një marrëveshje të Brexit midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian.

Barnier zbuloi se marrëveshja e Brexit ishte arritur 90%, por ekziston mundësia që negociatat të dështonjnë për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi kufirin irlandez.

"Përgjigja është po,"-tha ai kur u pyet për radion franceze France Inter, ku u pyet nëse çështja e kufirit irlandez mund të shkaktonte prishjen e negociatave. "Besoj se kemi nevojë për një marrëveshje. Unë nuk jam ende i sigurtë nëse do ta arrijmë. Është e vështirë, por e mundur."

Kryeministrja britanike, Theresa May zemëroi shum nga deputetët e saj kur zbuloi një opsion të arritur nga bisediet në Bruksel me 27 liderat e BE, për zgjarjen e periudhës së tranzicionit për disa muaj në mënyrë që të 'zhbllokohet' ngërçi mbi çështjen e kufirit irlandez.

Perspektiva e Brezit për zgjatjen e periudhës së tranzicionit që shkon të paktën deri në vitin 2021, ku Britania duhet të japë në arkën e BE-së një shumë prej 10-15 miliardë euro ka zemëruar deputetët.

Si Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë thënë se duan të shmangin një kufi të vështirë në Irlandën e Veriut.

 

EMISIONET