Çështja "Daniels": Trump zbulon pagesën për të rimbursuar avokatin

Çështja "Daniels": Trump zbulon pagesën për

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur zyrtarisht rimbursimin ndaj avokatit të tij, i cili pagoi një aktore porno për të heshtur në lidhje me marrëdhënien seksuale qe ka patur me presidentin Trump, shkruan BBC

Zyra e Etikës pranë qeverisë, zbuloi të Mërkurën se Trump nxori në pah pagesën e kryer.

Në dokument tregohet se ai pagoi Michael Cohen nga 100.000 deri në 250.000 dollarë për shpenzimet e bëra gjatë vitit 2016.

Trump fillimisht e mohoi të kishte dijeni për pagesën 130 mijë dollarëshe bërë Stormy Daniels-it.

Shtëpia e Bardhë shënon në një informatë se po listonin pagesat në "emër të transparencës" dhe pretendojnë se kjo nuk është e thënë që të tregojnë gjithçka.

Gjithsesi, kreu i Zyrës së Etikës në qeveri shkroi një letër ku thuhet se "pagesa e bërë nga z.Cohen duhet raportuar" në seksionin e detyrimeve të deklaratës.

EMISIONET