Një automjet është djegur plotësisht pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Cërrik pranë fshatit Gjyralë.

Policia sqaron se "automjeti me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, në ecje e sipër  është përfshirë nga flakët dhe si pasojë pati vetëm dëme matriale. Ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim". 

Grupi hetimor dhe policia shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake si dhe nga  deklarimet  e drejtuesit te automjetit dyshohet se shkak ka qenë një   shkëndijë  elektrike.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

/Ora News.tv/