Çerdhet nën sulm, dy rastet në Tiranë dyshohen si zjarrvënie të qëllimshme

Çerdhet nën sulm, dy rastet në Tiranë dyshohen si

Dëmtimi i dy çerdheve brenda pak ditësh ka ngritur dyshimet se nuk jemi përballë ngjarjeve aksidentale por të qëllimshme.

Ky të paktën është dyshimi i ekspertëve të zjarrfikesve për dy ngjarjet e ndodhura në çerdhen numër 14 në zonën e “Ali Demit” në Tiranë 6 ditë më parë por edhe në çerdhen numër 16 në njësinë 5, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës.

Nga hetimet e ekspertëve të zjarrëfikseve, rezulton se ka pasur dëmtime në sistemin e gazit të çerdhes, ku janë prerë tubat.

Kjo ka shkaktuar rënin e zjarrit në çerdhen numër 14. Dosja hetimore tashmë është në duart e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Në datën 16 gusht, depoja e ushqimeve të çerdhes numër 14 në “Ali Demi” u përfshi nga zjarrit.

Ndërkohë mbrëmjen e së martës, flakët e zjarrit përfshinë çerdhen numër 16 që ndodhet në të njëjtën godinë me njësinë bashkiake numër 5 në ish-Bllok.

Paraprakisht si shkak i zjarrit është dëmtimi i një kabulli elektrik të frigoriferit, ndërsa burime informacioni pranë policisë bëjnë me dije se ka dyshime të forta se dhe këtë herë kemi të bëjmë më zjarrvënie të qëllimshme të cilat pritet të zbardhen.

EMISIONET