Në shkretëtirën Atakama në Kilin e Veriut është ngritur termo-solari i parë me energji diellore në Amerikën Latine.

Impianti, me teknologji që lejon të prodhojë energji elektrike gjatë gjithë ditës ndryshe nga format e tjera të energjisë së rinovueshme.

Impianti përbëhet nga një kullë 250 metra e rrethuar nga mijëra pasqyra gjigante.

Në central janë vendosur rreth 10 mijë pasqyra, ku falë efektit të lenteve zmadhuese, temperatura arrin në rreth 315 gradë celsius.

Sipas AFP-së, centrali ka kapacitetet për të furnizuar me energji elektrike më shumë se 250 mijë shtëpi nga viti 2020.

/Ora News.tv/