CDU/ CSU: Lënia e mandateve ndikim negativ tek negociatat

CDU/ CSU: Lënia e mandateve ndikim negativ tek negociatat

Pas dorëzimit në bllok të mandateve të deputetëve të opozitës, reagoi edhe partia e Angela Merkel në Gjermani. Zëdhënësi CDU/ CSU, Florian Hahn, tha se vendi bën që Shqipëria të humbasë kreditet tek partnerët evropianë.

"Shqipëria është në proces të humbjes së shumë kredive për miqtë evropianë. Ndërsa perspektivat për negociatat e pranimit në BE ishin ende rozë në mes të vitit të kaluar, tani janë mbledhur retë e errëta. Protestat në vazhdim në Tiranë paralizojnë qeverinë dhe paralizojnë veprimtarinë parlamentare. 

Protestat dhe demonstrimet janë të drejta civile dhe një tipar i demokracisë kur trajtohen në mënyrë adekuate

Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq (autogol) qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve", tha Hahn.

Më pas, ai u bën thirrje miqve në Shqipëri për maturi. "Qeveria dhe opozita duhet të fillojnë menjëherë diskutimet, në mënyrë që të vazhdojë përsëri veprimtaria parlamentare. Perspektiva evropiane është në rrezik", shtoi zëdhënësi i CDU.

EMISIONET