Mbase mendon se të jesh single nuk të çon askund dhe se duhet të arrish objektivat e tua më ambicioze siç mendon se po bëjnë gjithë të tjerët. Është shumë e lehtë të sabotosh veten, por kjo është një sjellje toksike që duhet ta lesh pas krahëve. Yjet do të të ndihmojnë të gjesh rrugën tënde dhe nëse ndjek këshillat për shenjën tënde zodiakale, do jesh në gjendje ta shohësh botën me tjetër sy.

Lexo këshillat e mëposhtme

Dashi

1.Përqendrohu në problemet e jetës tënde personale  që duhet t’i përballosh, në vend që t’i shtysh gjithnjë për më vonë dhe përqendrohu në stimujt  e jashtëm (si psh.udhëtimet, apo puna) që i përdor për t’u shpërqendruar.

2.Mëso të meditosh. Në të vërtetë të gjithë ne kemi nevojë për pak meditim, por Dashi është aq impulsv sa duhet të mësojë të qëndrojë pa lëvizur dhe të jetojë momentin pa menduar shumë.

3.Bëj diçka shumë të vogël, por domethënëse, çdo ditë për dikë tjetër. Kjo do të të ndihmojë të kujtosh se çfarë po ndodh jashtë ‘guackës’ tënde.

Demi

1. Dëgjo më shumë dhe flit më pak.

2. Prano se nuk i kontrollon dot ndjenjat e të tjerëve, por vetëm të tuat.

3. Gjej më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe që nuk të bëjnë të varesh nga askush. Lexo një libër çdo muaj. Kjo do të të kujtojë se njerëzit e tu të dashur janë më të rëndësishmit për ty, por edhe se duhet të gjesh kënaqësinë brenda vetes.

Binjakët

1.Kur ndjen se je i tronditur, fillo të flasësh për ndjenjat e tua në vend që t’i shmangësh.

2.Puno si të jesh një mik më i mirë dhe  provo diçka të re çdo muaj.

3. Mendo për çdo gjë në të cilën duhet të impenjohesh dhe përmirëso pikët e tua të dobëta. Mësohu të jesh më entuziast dhe i besueshëm.

Gaforrja

1. Puno mbi aftësinë tënde për të falur. Kjo nuk do të thotë që duhet të falësh gjithnjë. Ndonjëherë është e nevojshme të falësh dikë tërësisht dhe të çlirohesh nga zemërimi që ndjen.

2. Gjej një aktivitet fizik që të lejon të heqësh energjinë negative. Mund të jetë aktivitet fizik si: yoga, vallëzim apo edhe alpinizëm.

3. Provo diçka që të krijon mundësinë për miqësi jashtë të zakonshmes. Është momenti të njohësh njerëz të ndryshëm nga ty.

Luani

1. Eksploro diçka më modeste dhe merr leksione për një argument nga i cili nuk di asgjë, por që, gjithnjë të ka tërhequr.

2. Tako një koleg me të cilin nuk ke pas folur shumë në të shkuarën. Flit për çdo lloj argument me të dhe puno për të qenë njeri që dëgjon.

3. Ji bujar me veten. Bën gjithnjë gjëra të mira për të tjerët, por është mirë të bësh pak pushim dhe bëj një gjë të mirë për veten: diçka që të pëlqen.

Virgjëresha

1. Mjaft pe telefonin tënd para se të shkosh të flesh. Gjysmë ore para se të shtrihesh, vëre telefonin në një vend larg nga vetja.

2. Gjej gjëra të tjera afatgjata që të bëjnë të ndihesh më mirë dhe më i/e relaksuar në vend që të shkosh në festa, pazar , apo restorant.  Provo të shëtisësh pak, të frekuentosh një terapi, përgatit vakte të shëndetshme, apo lexo një libër.

3. Investo më shumë energji për miqtë që kanë qenë gjithnjë pranë teje. Mëso të dallosh miqtë që të bëjnë mirë t’i kesh pranë dhe ata që kujtohen rrallë.

Peshorja

1. Mos shih telefonin tënd kur je me miqtë e tu. Lëre pa zile në çantë dhe mjaft e pe.

2. Mos mendo shumë, ndonjëherë mjafton të thuash ‘po’ ose ‘jo’.

3. Lexo të rejat çdo ditë, libra, shih dokumentarët, etj. Mëso më shumë në jetë gjërat që kalisin mendjen tënde, në vend që të dëgjosh këshillat dhe mendimet e të tjerëve.

Akrepi

1. Luftoni me xhelozinë dhe anën tuaj sekrete. Lexo, shkon në seminare, terap, flit me njerëzit që do. Përpiqu të shmangësh kontrollin që do të kesh mbi gjërat e tua dhe njerëzit që do.

2. Përkushtoju më pak rrjeteve sociale.

3. Gjej një hobi specifik që të mos jetë i lidhur me atë që bën në punë dhe përpiqu ta praktikosh një herë në javë.

Shigjetari

1.Harto një listë të gjërave që do të realizosh çdo fillim muaji.

2.Ji i/e përgjegjshëm/e për objektivat e tua dhe ambiciet dhe fol me miqtë e tu për këtë.

3. Bëhu pak më i/e organizuar. Nuk ke pse ndryshon jetë, por duhet të krijosh zakone të vogla që të ndihmojnë të kesh më shumë kontroll në gjërat e vogla të jetës tënde.

Bricjapi

1. Gjej gjëra të tjera për t’u relaksuar jashtë punës.

2.Mjaft iu përgjigje mesazheve të punës që nuk janë urgjente, pas orës 19:00 çdo ditë.

3. Bëj punë vullnetare.

Ujori

1. Mëso të mbështetesh më shumë tek njerëzit e dashur.

2. Shiko lart. Shikoji njerëzit në sy. Shiko botën rreth teje, do të të bëjë të ndihesh më i/e fuqishëm/e dhe do të të japë imazh më të mirë të vetvetes.

3. Dedikoji më shumë kohë një shoqate humanitare që ka qenë gjithnjë e rëndësishme për ty.

Peshqit

1. Bëj më hsumë gjëra për veten dhe mo ua thuaj të tjerëve. Kurse për një projekt luksoz, futu në palestër, ose bëj një udhëtim që ke kohë që e dëshiron.

2. Mëso të zbavitesh edhe vetëm. Vërtet preferon të shoqërohesh, por ka edhe gjëra që bëhen më mirë vetëm. Kjo do bëjë që të analizosh më thellë brenda teje.

3. Mendo me veten tënde se çfarë do në të vërtetë dhe si ta arrish. Është koha t’u thuash njerëzve çfarë të shqetëson.

/Ora News.tv/