Në shoqërinë moderne, kur duhet të bëjmë udhëtime apo spostime, na duhet të përdorim mjetet e transportit.

Po cili është mjeti i transportit që na pëlqen më shumë? Kënaqemi me dicka që na transporton shpejt, dicka reale, apo ëndërrojmë për më shumë?

Horoskopi na zbulon se cili është mjeti i transportit ideal për çdo shenjë zodiakale. Le të lemë yjet të na 'shfrenojnë' fantazinë!

DASHI - Je njeri i thjeshtë dhe, edhe kur të duhet të lëvizësh, nuk ke pretekste të mëdha. Nuk do të rrish prapa askujt dhe idealja për ty është makina, por jo një e zakonshme: një 'spider', e bukur, sportive dhe shumë e shpejtë.

Të duhet për t'ia kaluar të gjithë njerëzve të ngadaltë që takon rrugës dhe çdo ditë, të bëjnë të humbasësh durimin.

Miqtë e tu kanë kënaqësi të udhëtojnë krah teje.

DEMI - Për ty që do komoditetin, ideale do ishte taksia. Të pëlqen të kesh një shofer që të çon ku do dhe natyrisht zgjedh veturat e rehatshme, në mënyrë që të çlodesh në sediljen e pasme.

Në ëndrrat e tua, ndodh shpesh që shoferi të të pyesë nëse dëshiron ndonjë çokollatë apo diçka për të pirë, në mënyrë që ta bëjë sa më të këndshëm udhëtimin.

Nëse ke shumë para' në dispozicion, gjithçka mund të realizohet!

BINJAKËT - Një shpirt i lirë si ty ka nevojë për një mjet transporti shumë të shpejtë, që të mund të të bëjë të ndihesh i gjallë dhe i/e lehtë.

Motorri mund të të kënaqë dhe meqë nuk do të të mungojë gjë, do të të pëlqente si një motorr rruge, edhe një gare.

Nuk i frikësohesh rrezikut, por duhet të kujtosh se jeta e vërtetë është ndryshe nga ajo e video lojrave. Të udhëtosh vetëm është një eksperiencë së cilës nuk i reziston dot, por nuk e ke problem që këtë eksperiencë ta ndash me 'gjysmën tënde të ëmbël'.

GAFORRJA - Kur flitet për udhëtime dhe spostime, mendimi i parë i yti është për familjen: të vjen keq të lëvizësh pa njerëzit e tu të dashur. Mjeti i transportit ideal për ty do ishte një rulo'. Jo vetëm pse të lejon të udhëtosh bashkë me familjarët, por edhe sepse të bën të ndihesh si në shtëpi.

Mund të marrësh me vete shumë objekte që përdor në shtëpi.

LUANI - Mjeti ideal i transportit për ty duhet të ketë diçka mbretërore. Të pëlqen të marrësh vëmendjen e njerëzve që takon dhe për këtë arsye, karroca mund të kënaqë shijet e tua.

Do ta doje elegante, luksoze dhe me një karrocier elegant që e drejton. Sigurisht, nuk do ishte shumë komode për të lëvizur me të në qytet, por në ëndrrat e tua nuk heq dorë nga mundësia për t'u ndjerë si në përrallë.

Në pranverë ose në verë, do të të pëlqente edhe karroca e hapur.

VIRGJËRESHA - Ty nuk të pëlqen të ëndërrosh shumë dhe për këtë arsye, do preferoje autobuzin. Kjo edhe për faktin se ul goxha kostot.

I vetmi problem mund të ishte korrektesa e tij, por ti do niseshe gjithmonë pak më herët nga shtëpia, në mënyrë që të arrije në kohë.

PESHORJA - Shenjat e Ajrit si ty dashurojnë të fluturojnë, ndaj ti do preferoje shumë avionin për të udhëtuar. Të pëlqen të shohësh retë nga dritarja  dhe nëse mundesh, shkrep gjithmonë foto. Kush udhëton krah teje ka pak mundësi të flejë gjatë fluturimit, sepse ty të pëlqen të bisedosh edhe me njerëzit më të heshtur të Tokës.

Ndërsa fëmijët që qajnë të nervozojnë. Një ëndërr e ndaluar (ose jo) është ai i të pasurit një Jet privat, të gjithin për vete!

AKREPI - Ty të pëlqen të udhëtosh fshehurazi, larg nga vështrimet kurioze. Elementi yt është Uji dhe për këtë arsye, preferon nëndetësen. Idea që të gjendesh duke udhëtuar nën ujë është shumë intriguese dhe zbavitëse dhe të tërheq idea që bashkë me ty udhëtojnë edhe peshkaqenët. Me siguri, je në dijeni të mundësisë për organizimin e tureve me nëndetëse për të eksploruar oqeanin dhe mrekullitë e tij (pa vajtur shumë në thellësi).

SHIGJETARI - Kjo shenjë paraqitet shpesh si centaur: gjysëm njeri e gjysëm kalë. Ndaj është e vështirë të kuptosh se kali është mjeti i transportit që preferojnë më shumë të lindurit nën shenjën e shigjetarit.

Nëse do kishe mundësi, do i hipje çdo ditë. Ëndrra jote mund të realizohet shumë thjeshtë (të paktën pjesërisht), sidomos nëse kënaqesh duke shëtitur mbi kalë nëpër natyrë.

BRICJAPI - Impenjimet e tua të bëjnë që të udhëtosh shpesh, dhe idealja për ty do ishte treni.

Vetëm se nuk e ke me shpejtësi për të arritur tek personi i zemrës dhe nuk do të të vinte keq të kaloje ndonjë orë më shumë në udhëtim (në fund të fundit mund të punoje nga lap topi).)

E vetmja gjë që mund të të bezisë është nëse ka shumë njerëz dhe për ta evituar një gjë të tillë, mund të udhëtosh në klasin e parë.

UJORI - Kur flitet për idealen, ti ëndërron të udhëtosh me anije kozmike, si ato që ke parë në filmat fantashkencë. Të udhëtosh në hapësirë, është një ndër dëshirat e tua më të mëdha dhe shpesh informohesh mbi mundësinë e vajtjes në planete të tjerë.

Pasi zbulove se një agjensi private hapësinore do të dërgojë njerëzit e parë në Mars në 2024-n, nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të nisësh numërimin mbrapsht.

PESHQIT - Për ty të heqësh dorë nga uji dhe deti do ishte një torturë e vërtetë. Edhe kur udhëton, të pëlqen të lëvizësh me anije dhe tragete moderne.

Por mjeti ideal për të udhëtuar, sipas teje, është barka me vela e cila i bën më të paharrueshme udhëtimet e tua në det.

Udhëtimi në çift do e bënte akoma më magjik.

/Ora News.tv/