Cavani bën heroin, Uruguaj fiton Kupën e Kinës

Cavani bën heroin, Uruguaj fiton Kupën e Kinës

Një gol i Edinson Cavani i ka mjaftuar përfaqësueses së Uruguajt për të mposhtur Ëellsin dhe për të ngritur lart trofeun e Kupës së Kinës.

Në "Jianging Sports Center" , një stadium me kapacitet prej 41 056 vende, kombëtarja amerikano-latine nuk e vendosi për asnjë çast në dyshim fitoren, duke i treguar dhe njëherë "dhëmbët" kundërshtarëve që do marrin pjesë në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Dominimi i të besuarve të Oscar Tabarez u vrejt që në pjesën e parë, ku rastet më të mira për gol i kishin Cavani e Suarez, me topin që u ndal vetëm nga shtylla pingule. Me 45 minutëshin e parë që përfundoj në barazim 0-0, fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për Uruguajn. Ishte një aksion për "Oskar" që nxori të lirë Suarez-in që brënda zonës shërbeu për Cavani-n, me "El Matador" që nuk gaboi përballë gardianit të Ëellsit.

Pësimi i i golit ndikoj pozitivisht tek skuadra britanike, që tentuan të shmangnin humbjen, por që nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Përfundimisht 1-0, dhe Uruguaj ngriti lart trofeun e Kupës së Kinës, një trofe modest por që pritet të ndikoj fort në moralin e skuadrës,

EMISIONET