CAS do të vendosë në datën 13 prill për titullin kampion të sezonit 2015-2016

CAS do të vendosë në datën 13 prill për titullin

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur datën 13 prill për shqyrtimin e titullit kampion të Skënderbeut në sezonin 15/16.

 Çështja është mes klubit dhe FSHF-së, me Komisionin e Etikës pranë institucionit të futbollit që vendosi t’ia heqë titullin pas pezullimit të parë që UEFA-s.

Drejtuesit e skuadrës të Skënderbeut vendosën që ta apelonin vendimin në dyert e organit më të lartë të drejtësisë sportive, pasi e cilësonin atë si të padrejtë.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë CAS, pra se cilës palë do t’i japë të drejtë, FSHF-së apo klubit bardhekuq. Nëse gjyqi fitohet nga qeveria e futbollit në vend, atëherë do t’u duhet të shqyrtojnë mundësinë për t’ia dhënë titullin ekipit që është renditur i dyti, Partizanit.

15-herë kampionët e vendit kanë shprehur hapur pretendimet se u takon atyre trofeu i sezonit 2015-2016, por FSHF ka qenë e detyruar të presë një vendim përfundimtar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Nëse kjo e fundit do të vendosë në favor të korçarëve, atëherë titulli do t’i kthehet Skënderbeut.

EMISIONET