Stoke City nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Londrës përballë West Hahm.

Bardhekuqtë e drejtuar nga Paul Lambert ishin drejt një fitoreje të madhe, duke kryesuar deri në minutën e 90, por goli i Andy Carroll në minutën e fundit të kohës së rregullt i dha një pikë "çekiçëve".

Për Stoke kishte shënuar Peter Crouch në minutën e 79-të.

Ky barazim nuk i shërben aspak Stoke City-t që qëndron në vendin e 19-të me 28 pikë ndërkohë që West Ham qëndron e 14-ta me 35 pikë.

/Ora News.tv/