Cardi B në gjendje të rënduar emocionale: Nuk dua të shoh njerëz, dua të jetoj si ari

Cardi B në gjendje të rënduar emocionale: Nuk dua të shoh

Këngëtarja Cardi B, e cila është rreth 7 muaj shtatzënë ka treguar se në të vërtetë nuk po ndihet mirë gjatë kësaj periudhe.

Reperja ka falenderuar foshnjen e saj për faktin që i solli rritjen e gjoksit, gjë me të cilën do ushqehet kur të lindë.

25-vjecarja ka treguar gjendjen e saj momentale nëpërmjet disa postimeve, gjë që ndodh me cdo grua shtatzënë.

“Jam në atë moment të jetës ku nuk dua të vesh taka, por as atlete. Dua të rri zbathur gjithë ditur. Nuk dua të vesh sytjena. Nuk dua të vendos paruke. Nuk dua të flas me tituj. Nëse do të kesh një bisedë me mua, më fol për ushqimin. Nuk dua as ti shoh njerëzit. Unë dua vetëm të rri si një ari”, tha ajo.

Cardi B është në javët e fundit të shtatzënisë për të sjellë në jetë vogëlushen e saj, të cilën e ka me të fejuarin Offset dhe duket se gjendja emocionale ka filluar të rëndohet.

EMISIONET