Cardi B me album të ri në vitin 2019

Cardi B me album të ri në vitin 2019

Cardi B do sjellë një album të ri në vitin 2019.

Reperja u shprehu dëshirën fansave duke thënë se po shpreson të përgatisë albumin e ardhshëm këtë vit.

Ndërsa ishte live në Instagram, një nga fansat e pyeti se kur do vinte albumi i saj i ardhshëm dhe ajo u përgjigj: “Natyrisht që do ketë një album në vitin 2019.”

Cardi sugjeroi se albumi mund të dilte në prill: “Nuk e di sesa do jetë e mundur. Ndihem sikur do jem tmerrësisht e zënë.”

Por reperja nuk ka dhënë një afat kohor të saktë.

EMISIONET