Reperi Capital T i ka dhënë fund beqarisë. Për herë të parë ai ka prezantuar të dashurën e tij me një postim në Instagram.

Të dy shfaqen duke udhëtuar me aeroplan ku e dashura e reperit është më larg dhe nuk duket qartë.

Në fotografinë e dytë, ata kanë bashkuar duart për të treguar se janë më të lumtur se kurrë.

Mbetet ende mister se cila është vajza që i ka rrëmbyer zemrën. Ndërkohë, në Instagram kanë shpërthyer komentet e fansave që thonë se Capitali ka thyer shumë zemra me këtë postim pasi është shumë i preferuar nga femrat.

/Ora News.tv/