Çani: BE nuk mund t'i hapë negociatat një vendi që i ikin dritat dhe uji çdo ditë

Gazetari Arjan Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se BE-ja nuk mund t'i hapë negociatat një vendi që i fiken dritat dhe uji çdo ditë.

Pjesë nga bisedat: 

Myftaraj: A ka mundësi Edi Rama që ta çojë Shqipërinë në Moskë?! Le të provojë.

Çani: Le të supozojmë një moment që do ta çojë Shqipërinë në Moskë. Ai ka bllof. A ka realisht një rrezik rus në Shqipëri? Unë mendoj se jo, në rajon po! Kjo është lojë brilante e Edi Ramës. Ti mendon se ne e meritojmë? BE ka ca standarde minimale nuk mund t'i japë autorizim një vendi ku vazhdon të ikë uji dhe dritat çdo ditë. BE në qoftë se ne do e meritonim sado pak, nuk mund ta imagjinojmë t'i japë rekomandimin një vendi si Shqipëria. Njerëzit sado të varfër të jenë në këtë vend kanë shkuar një herë jashtë. Ju mendoni se Vlahutin nuk e di. Ky është një vend totalisht i mbaruar.


EMISIONET