Canaj debuton me "poker", Vllaznia një pikë larg Superiores

Canaj debuton me "poker", Vllaznia një pikë larg Superiores

Agim Canaj ka debutuar me "poker" golash në stolin e Vllaznisë.

Pas një pjese të parë pa gola, shkodranët iu imponuan Besëlidhjes në fraksionin e dytë, teksa e fituan takimin me rezultatin e pastër 4-0. Junior realizon një supergol në minutën e 53-të. Për të dyfishuar mendoi mbrojtësi Ignat në minutën e 64-të.

Por kuqebluve nuk u mjaftuan me këto dy gola dhe shënon dy herë të tjera brenda tetë minutash. Fillimisht në të 80-tën Kruja shënon të tretin dhe pas tetë minutash Hajdari çon në 4-0 shifrat.

Me këtë fitore, Vllaznia shkon në +14 pikë nga Erzeni i vendit të dytë, rivali i tyre pas dy javësh. Në transfertën e Erzenit, Vllaznia do të kërkojë një nga dy rezultatet pozitive për tu shpallur automatikisht kampion në Kategorinë e Parë.

EMISIONET