Can vendos të ardhmen, firmos me Juventusin për 4 vite

Can vendos të ardhmen, firmos me Juventusin për 4 vite

Telenovela Emre Can tek Juventusi ka marrë fund. Ditën e sotme, mesfushori turko-gjerman ka udhëtuar drejt Torinos ku ka kryer dhe vizitat mjekësore tek klubi kampion i Italisë. Mesfushori është jashtë kontratës më 30 qershor dhe do të bashkohet me bardhezinjtë në një transferim të lirë nga Liverpool-i.

"Emre Can ka përfunduar vizitat mjekësore tek Juventusit përpara një lëvizjeje të propozuar për bardhezinjtë."-thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.

Me ardhjen e Can në ekip, tekniku i Juventusit, Massimiliano Allegri i shton cilësi dhe freski mesfushës së bardhezinjve për sezonin e ardhshëm. Can ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022, ku do të përfitojë rreth 5 milionë euro plus bonuse në sezon. Ai do të mbajë numrin 23 në fanellë.



EMISIONET