Ylli i popit tani një “Hirushe”

Ylli i popit tani një “Hirushe”

Një film i ri i titulluar ‘Cinderella’ (në shqip: ‘Hirushja’) është në xhirim e sipër dhe në të do të marrë pjesë edhe kengetarja kubano-amerikane e nominuar për çmimet Grammy, Camila Cabello.

Ylli i pop-it do të jetë e përfshirë edhe  në krijimin e muzikës për filmin.

Historia mendohet të jetë një ritregim modern i përrallës tradicionale i vajzës jetime dhe njerkës së saj të keqe, duke shtuar edhe disa numra muzikorë në film.

Cabello ka qenë më parë pjesë e grupit muzikor të vajzave Fifth Harmony, por tashmë ka dalë si këngëtare solo.

Ajo është një nga yjet e re në ngjitje në muzikë, që u bë e famshmë nëpërmjet hitit të saj ‘Havana’, që mbahet  si kënga më e luajtur nga një këngëtare solo në platformën falas të muzikës ‘Spotify’.

EMISIONET