Ajo është një nga legjendat e Hollywood e njohur për rolet e saj në Charlie's Angels, Shrek dhe There's Something About Mary.

Por Cameron Diaz raportohet se ka hequr dorë nga aktrimi për tu fokusuar në jetën e saj familjare me bashkëshortin e saj muzikant Benji Madden, 39 vjeç.

Sipas Daliy Mail, aktorja 45 vjeçare ka thënë se ika dhënë fund industrisë së filmit dhe nuk ka plane për t'u kthyer në ekranin e madh.

Lajmi është konfirmuar nga mikja dhe kolegia e saj Selma Blair e cila ka zbuluar se Cameron gjatë një dreke iu shpreh se nuk kishte ndërmend të bënte ndonjë film tjetër, duke preferuar që të kalonte kohë me bashkëshortin Benji Madden.

/Ora News.tv/