Calavera: BE pret që në Shqipëri të fillojë dialogu

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera në një postim në rrjetet sociale shkruan se Bashkimi Europian pret që në Shqipëri të fillojë dialogu ndërpartiak në mënyrë konstruktive.

Calavera theksoi se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.

“Ndërkohë që BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë në mënyrë konstruktive. Është shumë e rëndësishme për qeverinë që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it nën kompetencën e saj të drejtpërdrejtë. EUinAlbania”,- shkruan Calavera në Twitter. 

Takimi me Ramën - Ditën e djeshme Calavera në kuadër të vizitës dy ditore në Tiranë u takua me kryeministrin Edi Rama. Diskutimi mes tyre u përqendrua në përparimin e Reformës në Drejtësi dhe në prioritete të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e KE-së në Shqipëri.


EMISIONET