Funerali i këngëtares Aretha Franklin do të mbahet më 31 gusht në qytetin e saj Detroit.

Përfaqësuesi i këngëtares së ndjerë, Gwendolyn Quinn tha se funerali në Tempullin e Madh Grace do të jetë i kufizuar vetëm nga familja dhe miqtë e saj.

Franklin do të pushojë në Varrezat Woodlawn së bashku me babain e saj, predikuesin Rev CL Franklin, motrat, Carolyn dhe Erma, vëllain, Cecil dhe nipin, Thomas.

Aretha, e njohur si Mbretëresha e Soul, vdiq nga kanceri pankreatik në moshën 76 vjeçare.

Gjatë një karriere që zgjati shtatë dekada, ajo u bë e njohur për këngë të tilla si Respect, I Say A Little Prayer dhe Chain Of Fools.

Ish-presidenti amerikan Barak Obama, gruaja e tij, Michelle dhe këngëtarët Sir Elton John dhe Sir Paul McCartney kanë qenë midis atyre që shprehën ngushëllimet për Franklin.

Aretha performoi në ceremoninë e inaugurimit të Obamës në vitin 2009.

/Ora News.tv/