Cagliari "befason" Atalantën në shtëpi, Benevento gjen 3 pikët e para

Cagliari "befason" Atalantën në shtëpi, Benevento gjen

Rezultate befasuese ka prodhuar ndeshjet e zhvilluara pasditën e sotme në Seria A italiane.

Cagliari ka befasuar në Bergamo, Atalantën e Etrit Berishës, që këtë 90 minutësh e pa të gjithin nga pankina. Golat e Pavoleti dhe Padoin në frasionin e parë të lojës, vendosën fatin e takimit, ndërsa rrjeta e Gomez në minutën e 92-të vendosi në presion skuadrën mike, që gjeti 3 pikëshin pas thuajse 1 muaji.

Java e 19-të rezultoi pozitive dhe për Beneventon e Djimshiti e Memushaj, me dy lojtarët e kombëtares shqiptare që ndihmuan skuadrën të merrte fitoren e parë në këtë sezon përballë Chievos. Kjo ishte dhe fitorja e parë e Benevento në kategorinë më të lartë të futbollit në Itali. Tre pikëshi për verdhekuqtë erdh nga një gol i sulmuesit kryesor Coda.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate

Roma-Sassuolo 1-1
Torino-Genoa  0-0
Sampdoria-Spal 2-0
Bologna-Udinese 1-2
Fiorentina-Milan  1-1
Inter-Lacio 18:00
Verona-Juventus 20:45

EMISIONET