Bylykbashi: Shteti në mbrojtje të krimit, Donika Prela bën avokaten e Ballës dhe Veliaj

Bylykbashi: Shteti në mbrojtje të krimit, Donika Prela bën

Deputeti demokrat reagoi pas deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjen "Babale".

Në një postim në fb, Oerd Bylykbashi thotë se Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk është në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda por ka marrë detyrën të kryesojë Task Forcën e ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafajn.

Bylykbashi: Kur duhet të thërriste me urgjencë Drejtorin e Pergjithshëm të Policisë, Veliun dhe Ballën për ti marrë në pyetje, bën avokaten e tyre. Dëshmia e porositur nga grupi i posaçëm i Kryeministrit vlen për Donika Prelën, ndërsa denoncimi i grupit nga i njëjti person me zë dhe figurë nuk vlen.

Për Bylykbashi, shteti është vënë në mbrojtje të krimit‎.

Bylykbashi: Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh në një seancë turpi, nuk ka më asnjë çudi pse prokuroria sot i shërben pushtetit deri dhe me mbulim të krimit.

Prokuroria përgjoi Fredi Alizotin, Italia nuk pranoi audiopërgjimin

Prokuroria e Krimeve të Rënda në përgjigje të akuzave të opozitës mbi hetimin e çështjes së ashtuquajtur "Babale", sqaronte se në datën 1 qershor të këtij viti Fredi Alizoti ka kërkuar të japë dëshminë e tij në lidhje me audiopërgjimin.

Në deklarimin në komisariatin e Fierit ai është shprehur se rreth muajve tetor- nëntor të vitit 2017, Veliu i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, por nuk i gjente dot anën.

Për këtë Alizoti duhej të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas prokurorisë, Alizoti pretendon se “Babalja”, i kishte deklaruar se do të merrnin 200.000 euro nga deputeti Salianji, të cilat do të ndaheshin në mënyrë të barabartë.

Ndërkaq prej datës 22 maj, Alizoti ishtë vënë në përgjim pas bisedave që ai kishte realizuar me Babalen, mbi të njëjtën çështje.

Në vijim të hetimeve Alizotit, si dhe shtetasve shtetasve Geron Xhafaj, Albert Veliu dhe Agron Hyseni i janë marrë dhe modele zëri të cilat janë analizuar në laboratorin teknik të kompanisë JP French Associates.

Kjo pas komunikimit me Ambasadën Britanike. Duke iu përgjigjur opozitës, prokuroria shton se nuk ka asnjë ekspertim nga laboratorë shkencorë te Policisë në Itali, për shkaqe procedurale.

Ndërsa saktësohet se gazetari Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në asnjë moment materialin origjinal, pasi është thënë se nuk e disponon më dhe kopje të tij ia ka dorëzuar shtetasit Ervin Salianji.

EMISIONET