Bylykbashi: BE kërkon arrestimin e peshqve të mëdhenj, Rama i mbron

Bylykbashi: BE kërkon arrestimin e peshqve të mëdhenj, Rama i

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për media tha përmes një projekt-akti të sjell për miratimin e seancën e ardhshme paralamentare Edi Rama dhe Gramoz Ruçi synojnë ti kalojnë kompetencat Parlamentit për nisjen e hetimeve të deputetëve dhe ministrave.

Oerd Bylykbashi: "Gramoz Ruçi po sjell në Parlament me kërkesë të Edi Ramës për miratim për të enjten që vjen të një vendimi i cili rasti Tahiri e kthen në rregull. Mbrojtjen me vendim të Parlamentit, me imunitet nga Parlamenti nga arrestimi dhe ndjekja penale e Saimir Tahirit sot duan ta kthejnë në rregull për të mbrojtur ministrat e korruptuar. Kërkojnë të kthehet në Gjykatë që të jetë Parlamenti që do çmojë nëse ka prova për të hequr imunitetin, për të arrestuar, për të bërë kontroll apo kërkim në banesat e ministrave."


Qëllimi sipas Bylkybashkit është që të mbrojë ministrat dhe deputet e inkriminuar.


Oerd Bylykbashi: "Edi Rama dhe Gramoz Ruçi duke i dhënë imunitetet dhe mbrojtje deputetëve të kriminelëve, imunitet parlamentar, duke kthyer Parlamentin në Gjykatë rrëzon reformën në Drejtësi."


Sipas demokratit Rama dhe Ruçi mbrojnë zyrtarët e përfshirë në krim, ndërkohë që BE kërkon arrestimin e peshqve të mëdhenj.

Oerd Bylykbashi: "Bashkimi Europian kërkon arrestimin e peshqëve të mëdhenj, zyrtarëve të lartë, deputetëve dhe ministrave të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar. Këtë kërkon Bashkimi Europian si kusht parësor për hapjen e negociatave dhe pikërisht këtë pengon Edi Rama."

Sipas demokarëtve, Edi Rama me këto akte dhe vendime po provon se as në 2019 nuk do ketë hapje të negociatave.

EMISIONET