Është hapur edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Polifonisë, një festival unik në llojin e vet, i njohur për promovimin e vlerave të polifonisë shqiptare.

Festivali është organizuar nga Bashkia Mallakastër dhe shoqata Polifonia shqiptare në kuadër  të vitit të Skëndërbeut.

Drejtuesi organizativ i këtij eventimenti, Fatos Klosi, ka pohur se të tilla festivale do të sjellin një interes më të madh për këtë traditë si një mënyre shumë e mirë për të ruajtur vlerat e saj ndër breza.

Klosi: Përgatitja për këtë Festival, gara që bëhet është një kontribut. Kemi këngë të bukura, duhet të zgjedhim, ti përpunojmë dhe ti çojmë përpara që të ecin me hapin e kohës. Do të rezistojnë besoj.

Presidenti i Nderit, kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, tha se Festivali “Bylis Fonia”mbahet në vendin ku kanë kënduar ilirët e hershëm dhe se përcjellë mesazhin e atdhedashurisë.

Kapllanaj: Ne duhet të ruajmë  vlerat, trashëgiminë, traditat tona. Polifonia është një traditë shqiptare dhe ne duhet ta ruajmë.

Në këtë festival morën pjesë rreth 30 grupe folklorike, ku krahas grupeve më të mira folklorike të vendit kanë demonstruar traditat edhe grupe nga Ballkani dhe Evropa.

Festivali i tetë Ndërkombëtar “Bylis Polifonia” solli për të gjithë të pranishmit në qytetit antik te Bylisit performanca të grupeve të ndryshme si grupi polifonik i Mallakstrës, i Rrajcës, ura Vajgurore , Bijtë e Tepelenës por nuk munguar edhe grupe nga Maqedonia, Suareka, Janina etj të cilat u ndoqën më interes të madh nga të gjithë të ftuarit.

/Ora News.tv/