"Bye bye nëse më ke inat

Unë nuk kam faj 

S'mundesh me u mat"

Seksi, provokuese, moskokëqarëse,  Tayna dhe Dafina Zeqiri vijnë me hitin e ri veror i cili  duket se do të ketë sukses.

Videoja e publikuar dje në platformën e Youtube tashmë po i afron 1 milionë views.

Për tekstin është kujdesur vetë Tayna, kurse për melodinë janë autore të dyja.

Duket se dy këngëtaret u kanë shpallur "luftë" reperave

Muzikën në pjesë të parë e ka bërë Cricket ndërkohë që për të dytën është përkujdesur Jacob Lethal.

/Ora News.tv/