Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë i Lazio-s, do të jetë i gatshëm të përballet me Interin këtë fundjavë, pasi la pas një lëndim në kofshë.

Sulmuesi nuk ka luajtur që nga data 29 prill dhe fillimisht kishte frikë se sezoni i tij kishte mbaruar.

Megjithatë, "Il Messaggero" dhe "Gazzetta dello Sport" raportojnë se ai do të jetë i aftë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të së dielës.

Për ndeshjen me Interin mbetet në dyshim prezenca e Marco Parolo ndërsa e sigurtë është mungesa e Luis Alberto.



/Ora News.tv/