Buxheti i qeverisë për vitin 2019 është prezantuar në konferencën e kryetarëve të parlamentit. Ministri Arben Ahmetaj pranoi se edhe për vitin tjetër, parashikohet dhënia PPP e një sërë koncesionesh midis të cilave dhe autostrada Tiranë-Durrës për të cilën parashikohet zgjerimi me tre korsi.

Ahmetaj deklaroi se komcesionet nuk do ndikojnë ne borxh.

Ahmetaj: Kompletimi i akseve rrugore nacionale si rruga e Arbrit, Thumanë-Vorë-Kashar, Milot-Balldren, Orikum-Dukat brenda vitit 2021 me projektin 1 mld si dhe potencialisht Tiranë-Durrës me zgjerimin me tre korsi.

Efektet e kursit të këmbimit do te ndjehen edhe në të ardhurat për vitin e ardhshëm. Ndërsa në 2019 efektet pritet të jenë rreth 9 mln euro.

Ahmetaj: Pra për 9-mujorin 2018 përllogaritet në një vlerë të konsiderueshme prej 6 mld lekë më pak . Ndërkohë që prognoza deri në fund të vitit shkon në 9 mld lekë.

Ahmetaj dha ndër të tjera një lajm të mirë për të gjithë ishpronarët për të cilët është vënë në dispozicion një fond prej 5 mld lekësh

Ahmetaj: Shumë prej 5 mld nuk do të jetë objekt i deficitetit buxhetor, që do të thotë se pavarësisht se deri në fund të vitit fiskal 2019 të mos jetë harxhuar pjesa e mbetur do të jetë e trashëgueshme për 2020 e kështu me radhë.

Ai deklaroi se buxheti 2019 parashikon se të ardhurat do te jenë 486.4 mld lekë. Pas miratimit në konferenc kryetarësh buxheti do kaloj për diskutime në kimisione.

/Ora News.tv/