Një automjet autonom elektrik pa shofer, pa timon dhe pa motor. Ky është koncepti i ri i kompanisë "Volvo", e cila do të sjellë në treg supermakinën që do të na paraqesë mënyra të reja për të udhëtuar. 

Volvo 360C ofron katër mjedise të brendshme të ndryshme, që lejojnë disa aktivitete në makinë: gjumin, punën e zyrës, mbledhjet e punës dhe komunikimin me familjarët ose miqtë.

Volvo 360c do të bëhet kështu një alternativë për fluturimet e shkurtra (ato më pak se 300 kilometra).

Duket si një avion i vogël që të ofron fluturimin e llojit "business class" por është vetëm një makinë, ose më saktë një super makinë e teknologjisë së lartë.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu


/Ora News.tv/