Trajneri i skuadrës përfaqësuese U-21, Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të tre ndeshjeve miqësore që ka zhvilluar së fundmi, një me Bosnjen dhe dy me Bjellorusinë.

Bushi ne fjalën e tij citoi:

“Lojtarët që erdhën nga jashtë kaluan testin, janë shumë të tillë që do të jenë e ardhmja e Shqipërisë, do të jenë faktorë në eliminatoret e ardhshme. Edhe klubet ku luajnë janë elitare, shumë të mira ku kanë mundësi të luajnë. Ne kemi dëshirë të mbajmë topin, kemi bërë lojë të tillë nga e para te e fundit. Por me Spanjën do të mundohemi të luajmë ndryshe, kemi kohë deri në atë ndeshje. I kemi studiuar dhe e dimë që ata kanë siguruar kualifikimin. Do të mundohemi të afrojmë lojtarët me të mire. Kemi pasur probleme me sulmuesit, nuk është se kanë shënuar shumë, kanë qenë të dëmtuar gjatë sezonit. 

"Për shembull Durmishaj, i cili ishte sulmuesi kryesor, ka luajtur vetëm 2 ndeshje, në fund morëm Manajn që nuk kishte luajtur. Por edhe për golin e portierit jam i kënaqur se kur shënon në minutën e fundit për barazim është si për fitore. Kampionati shqiptar ka bërë rritje të jashtëzakonshme. Duke pasur parasysh emra si Guri, Abazaj e tani Çinari që shkojnë drejt kampionateve të tjera, kjo tregon se ky kampionat është i mirë. 

"Ky është një kampionat që ka një garë, që shet lojtarë. Ka shumë lojtarë, sigurisht ka edhe mangësi, por po riparohen. Ka shumë lojtarë cilësorë që mund t’i bashkohen skuadrës së Panuccit, duke filluar që nga muaji Shtator, siç iu bashkuan disa të tillë tani. Mund të përmend Seferin, që luan me Young Boys dhe është me shumë potent. Këtë lojtar e shoh gati për të luajtur me Kombëtaren e madhe.”-përfundoi fjalën e tij trajneri Bushi.

/Ora News.tv/