42 vjeçari nga Burreli, ndalimi i të cilit u njoftua sot, akuzohet se një vit më parë ka këcënuar prokurori n dhe forcat e policisë të cilët kishin shkuar për të asgjësuar dy parcela me mbi 10  rrënjë kanabis.

U desht ndërhyrja e FNSH-së që operacioni të vijonte dhe të finalizo9hej me asgjësimin e bimëve narkotike"

"Më datën 05.10.2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa.

Shtetasi i lartpërmendur ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike" informoi më 7 dhjetor policia e shtetit.

Policia thotë se Marko Bushi ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal. Ndaj tij më 21 mars 2017   Gjykata e Krimeve të Rënda cakoi masën e sigurisë "Arrest me Burg" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Ndërkohë në operacionin e 5 tetorit 2016 u arrestua bashkëshortja e të dyshuarit kryesor për kultivimin e parcelave me kanabis në fshatin Myz të Matit është arrestuar ndërsa policia gjatë kontrollit të banesës gjeti 2 kg drogë në formë boçeje, në proçes tharje.

Atëherë policia deklaroi se kishte shpallur në kërkim Fatmir Shehin “si i dyshuar kryesor i kultivimit të bimëve narkotike”.

/Ora News.tv/