Bushati për TV grek: Njohja e Kosovës nga Greqia, investim për stabilitetin e rajonit

Bushati për TV grek: Njohja e Kosovës nga Greqia, investim për

Televizioni grek, Antena ka transmetuar deklarata ekskluzive të ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Sipas këtij televizioni, Bushati “nga njëra anë shpreh dashurinë e tij për Greqinë, por nga ana tjetër, nuk e përjashton Turqinë si partner strategjik të Shqipërisë".

Bushati: Unë kam studiuar në Greqi, kam kaluar një vit në Athinë. Kam kujtime të mira nga Athina dhe miq të mirë. Kurrë nuk studiova në Turqi, por gjithashtu kemi marrëdhënie të mira strategjike me Turqinë.

Ministri i Jashtëm shqiptar është pyetur edhe për negociatat midis Athinës dhe Shkupit. Por ai nuk i është përgjigjur pyetjes direkte se cili do ishte emri që mund të dominojë.

Bushati: Sigurisht që inkurajojmë të gjithë aktorët të avancojnë në një zgjidhje. Një zgjidhje kompromisi do të ishte në dobi të të dy vendeve, por edhe për gjithë rajonin. Ne kemi një vëmendja të veçantë për këtë çështje pse ka shqiptarë që jetojnë aty.

Më tej gazetari u është referuar atyre që i quan pretendime të irredentizmit shqiptar në Kosovë, Shkup dhe në Greqi. Gazetari e ka pyetur nëse ka diskutuar për këtë me ministrin grek, zotin Kotzias.

Bushati: Në radhë të parë dua të bëj të qartë një gjë: pavarësisht se ku gjenden shqiptarët në Ballkan kanë dëshmuar se janë mbështetës të stabilitetit demokratik dhe të perspektivës euro atlantike të rajonit tonë. Për shembull, nuk është në dorë të qeverisë shqiptare të flasë për marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën. Sigurisht do të përshëndesnim dhe inkurajojmë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia dhe këtë do ta konsideronim si një hap në drejtimin e duhur, dhe si një investim për stabilitetin në rajonin tonë.

EMISIONET