Bushati takon pakicat serbo-malazeze: Projekte specifike për pakicat kombëtare!

Bushati takon pakicat serbo-malazeze: Projekte specifike për pakicat

Pas miratimit të ligjit për pakicat kombëtare, qeveria ka vendosur që aktet nënligjore të mos i vendosë pa i diskutuar më parë me vetë pakicat e njohura. Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati theksoi se pavarësisht progresit që është bërë ka ende shumë detyra përpara si promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave.

Bushati: Kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri.

Bushati theksoi se ka diskutuar me Ministrat e Jashtëm të Malit të Zi dhe Serbisë për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica në Shkodër.

Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, znj. Vasilika Hysi, theksoi ky proces konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadrit të duhur ligjor.

EMISIONET