Në takimin trepalësh në Durrës me homologen kroat, Marija Pejcinovic dhe atë të Malit te Zi Srdan Darmanovic, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria kërkon që të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe duhet të përfitojmë nga eksperianca e saj.

Bushati: Kroacia është një vend i yni i afërt, jo thjesht në kuptimin politik të fjalës dhe lidhjeve tradicionale por është një nga ato vende që për ne si Shqipëri konsiderohet model.

Bushati u pyet edhe në lidhje me negociatat me minsitrin e Jashtëm grek, Nikos  Kotzias, duke thënë se bisedimet janë në rrugën e duhur.

Bushati: Janë në një rrugë më të mbarë seç kanë qenë.

Zëvendëskryeminsitrja dhe minsitrja e Jashtme kroate Marija Pejcinovic, tha se Kroacia do të jetë gjithonë e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë, duke shpresuar që në samitin e majit në Bullgari, Shqipëria të hapë negociatat.

Pejcinovic: Ne jemi vende të ngjashme dhe kemi histori që mund ti ndajmë. Jemi fqinj dhe si kroat i mbështesim të gjitha vendet që duan ti bashkohen BE.

Ministi malazes Srdan Darmanovic falenderoi Kroacine dhe Shqiperinë për ndihmën që ato kanë dhënë për anëtarësimin në NATO dhe shtoi se integrimi evropian është një nga çështjet dhe fushat kryesore ku po fokusohet diskutimi 3-palesh.                   

Darmanovic: Në procesin tonë të integrimit ne jemi të nderuar tju kemi ju, fqinjët tanë në çdo hap.                                                     

Gjatë takimit trepalësh me qëllim forcimin e bashkëpunimit në Evropën Adriatike, Ministrat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi u fokusuan në koordinimin e vendeve tona në fushën e sigurisë, si dhe iniciativave kombëtare dhe rajonale në infrastrukturë, energjetikë dhe turizëm. Një fokus i veçantë iu kushtua ecurisë së projekteve me rëndësi strategjike si Korridori Adriatiko-Ionian dhe Gazësjellsi që do lidhë linjën Trans-Adriatike me Kroacinë nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. 

/Ora News.tv/