Holanda nuk duket e bindur se Shqipëria është e gatshme të hapë negociatat për anëtarësim në një periudhë të afërt, edhe pse diplomacia shqiptare në Bruksel po tenton të promovojë të kundërtën.

Madje në një takim të zhvilluar gjatë ministerialit të NATO-s në Bruksel, të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati me homologun e tij holandez Hable Zijlstra, ky i fundit tha se Holanda duke iu referuar edhe rasteve të pasuksesshme dhe duke nxjerrë mësime nga eksperiencat e mëparshme të zgjerimit të cilat rezultuan të nxituara. Sidomos  lidhur me plotësimin e kritereve dhe forcimin e shtetit ligjor dhe mirëqeverisjes, Holanda dëshiron të hedhë hapa të matur por të vendosur përsa i përket politikës së mëtejshme të zgjerimit.

Gjatë bisedës me ministrin Bushati, megjithatë homolgu i tij holandez vlerësoi se perspektiva e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE është e padiskutueshme.

Ministri e informoi homologun e tij holandez mbi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë prioriteteve kyçe, veçanërisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vettingut.

Për ministrin Bushati  qeveria shqiptare mendon se Shqipëria është tashmë e përgatitur për të hedhur hapin vijues në procesin e integrimit.

Kujtojmë se disa javë më parë policia dhe prokuroria holandeze sugjeronte rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Përmes një raporti të përpiluar nga autoritet në Holandë i cili u mohua nga pala shqiptare. Kërkesa për rikthimin e vizave për shqiptarët justifikohej me rritjen e elementëve kriminalë që sipas tyre përbëjnë rrezikshmëri të lartë për vendin dhe sigurinë në Holandë.

/Ora News.tv/