Bushati prezanton pr/buxhetin e 2019 dhe prioritetet

Bushati prezanton pr/buxhetin e 2019 dhe prioritetet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, prezantoi sot para Komisionit për Politikat e Jashtme, projekt-buxhetin e vitit 2019.

Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati renditi disa nga prioritetet që ministria synon të realizojë përgjatë vitit 2019 si, vijimi i procesit “screening”, marrëveshja e stabilizim – asociimit, puna bashkërenduese për procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, koordinimi i asistencës që jep BE, aktivitetet kryesore politike etj.

Sipas Ministrit, buxheti synon pikërisht realizimin e disa prioriteteve që Ministria ka ndërmarrë për vitin 2019. 

Ministri Bushati cilësoi si prioritet diplomacinë ekonomike dhe punën që ministria bën me diasporën. Sipas tij, një tjetër prioritet i është kushtuar edhe çështjeve të sigurisë, marrëdhënieve me fqinjët dhe shqiptarëve në rajon.

Marrja e presidencës së OSBE-së në vitin 2020, kërkon një fond akoma më të madh, për të realizuar të gjitha detyrimet që kërkon drejtimi i OSBE-së.

Bushati: Prioriteti i tretë ka lidhje me çështjet e sigurisë, me marrëdhëniet me fqinjët dhe shqiptarët në rajon. Fakti që ka një rritje më të ndjeshme këtë vit nga vitet e tjera, buxheti ka të bëjë më objektivin tonë për të marrë drejtimin e OSBE në vitin 2020 dhe në rast se një gjë e tillë do të rezultojë e suksesshme që në vitin 2019, për Shqipërinë do të lindin disa detyrime për shkak të hyrjes së vendit tonë në Trojkën e OSBE-së dhe kjo është arsyeja që pse në 2019-ën, në buxhetin e shtetit është parashikuar një fond specifik për aktivitetet që do të ndërmarrë Shqipëria gjatë vitit 2019.

Sipas Ministrit, brenda këtyre prioriteteve reflektohet edhe mbështetja financiare e vijimit të fushatës për një vend jo-permanent në Këshillin e Sigurimit për vitet, 2022-2013. Buxheti i vitit 2019, sipas ministrit Bushati, duhet të shërbejë si një kontribut i mëtejshëm për ta stabilizuar Shërbimin e Jashtëm dhe për ta sjellë në parametrat normalë, si vendet e tjera të rajonit.

EMISIONET