Ftesa e NATO-s për Maqedoninë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim është një lajm i pozitiv, jo vetëm për fqinjët tanë, por edhe për sigurinë e rajonit. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati theksoi se kjo ftesë vjen në vijim të marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës.

Bushati: Për sa i përket rajonit tonë është me rëndësi të theksojmë ftesën që i bëri Aleanca Shkupit për të filluar bisedimet për anëtarësim dhe thirrjen që i bën aleanca Shkupit për të ndërtuar një shoqëri multietnike. 

Sipas Bushatit, në Samit u rikonfirmua rëndësia strategjike e rajonit të Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Aleancës, si dhe roli i Shqipërisë, në vendimmarrje dhe në politikëbërjen e Aleancës.

Bushati: Shqipëria ka një kontribut kryesisht me misione në jug të Aleancës. Do të vijojë t'i përmbahet këtyre angazhimeve qoftë në aspektin financiar ashtu edhe sa i përket investimeve të ndryshme.

Samiti i NATO-s është shoqëruar me debate mes Presidentit të SHBA-së shë lidervë të BE për përmbushjen e detyrimeve të vendeve anëtare për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në nivelin e 2% të prodhimit të brendshëm Bruto. Një fakt të tillë e ka pohuar edhe Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i cili ishte edhe pjesë e delegacionit të Shqipërisë në këtë Samit

Bushati: Kur flasim për shpenzimet për politikën e mbrojtjes nuk kemi parasysh thjesht aspektet financiare por edhe kontributet që japin vendet e ndryshme.

Samiti i NATO-S u mbajt në Bruksel në datat 11 dhe 12 korrik, ku krerët e shtetve anëtare kanë zhvilluar bisedime për sigurinë në hapësirën euroatlantike.

/Ora News.tv/