Bushati: Marrëveshja me Greqinë më e favorshme se ajo e 2009

Bushati: Marrëveshja me Greqinë më e favorshme se ajo e 2009

Shqipëria do të jetë më e fituar nga marrëveshja e vitit 2009 me Greqinë për çështjen e detit. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në një interpelancë me sudentët nënvizon se qeveria e shkuar ka  bërë gabime të mëdha në diskutime ndaj dhe rezultati ka qenë i tillë.

Ditmir Bushati: "Kemi konsultuar ekspertizë të huaj në mënyrë individuale dhe paralalele, përfshi dhe një ekspertizë të marrë nga qeveria e kaluar dhe konkludojmë në faktin se çdo lloj marrëveshje e re që duhet të arrijmë me palën greke do të duhet dhe do të jetë detyrimisht më e mirë. Bazuar në vijat e kuqe që kemi vendosur mund tju garantojmë që nga diskutimet paraprake, pasi cdo gjë do të diskutohet e finalizohet në nivel teknik, marrëveshja e re do të jetë më e favorshme se e 2009 dhe do të jetë e drejtë e ndershme dhe e zbatueshme. I gjithë ky proces që ka kohë që ka nisur do të finalizohet nga një marrëveshje shumë e mirë, e drejtë, e të ndershme ku të dyja palët do të marrin atë çka i takon.

Ministri shtoi se s'ka asnjë të vërtetë në lidhje me akuzat për marrëveshje të fshehta

Ditmir Bushati:"Për të ashtuquajturën 12 milje, falje apo shitje të zonave naftëmbajtëse, gazsjellëse, nga ana jonë tek Greqia është thjesht një shpifje."

Me heqjen e ligjit të luftës u hapet rruga për të drejtën e pronës por dhe të shtetësisë.

Ditmir Bushati: "I jepet mundësia të tre kategorive që unë listova për tu drejtuar instancave greke qoftë në kuptimin administrativ apo gjyqësor për të gëzuar të drejtën e pronësisë."

Sa i përket çështjes çame ministri shton se duhet trajtuar si çështja e të drejtave të njeriut.

Ditmir Bushati: "Për ne nuk është fare çështje e karakterit territorial apo irredentist siç përpiqet ta shkruajë politikanë të ndryshëm në Greqi. Si qeveria shqiptare ashtu dhe greke e kanë depozituar në KE"

Megjithatë ministri Bushati nënvizon se pavarësisht temave Shqipëria nuk ndihet nën presion për çështjen e hapjes së negociateve me Bashkimin Evropian

EMISIONET