"Punë për Shkodrën", Bushati qetëson demokratët: S’ka hakmarrje politike

"Punë për Shkodrën", Bushati qetëson

Ditmir Bushati, në cilësinë e të deleguarit të PS për qarkun e Shkodrës qetësoi administratën e djathtë se ata nuk do të hakmerren kur të marrin zyrtarisht drejtimin e bashkisë. Pas analizës së votimeve të 30 qershorit, Bushati theksoi se për Shkodrën është koha për punë e përkushtim. Kritik me drejtimin e Voltana Ademit, por për Bushatin mungesa e oponencës së opozitës në Këshill do të jetë handikap.

Socialistët nuk do të hakmerren ndaj demokratëve kur të marrin zyrtarisht drejtimin e bashkisë së Shkodrës për herë të parë pas 30 viteve demokraci.

Ditmir Bushati në cilësinë e të deleguarit të PS për qarkun, qetësoi administratën e bashkisë së djathtë pas palajmërimeve për fshesë për ata që bënë akte dhune para procesit zgjedhor.

Duke premtuar një standard të ri në drejtimin e bashkisë, Bushati thotë se Shkodra tani ka nevojë për punë e përkushtim.

Pas analizës me dyer të mbyllura që socialistët i bënë rezultatit të 30 qershorit, Bushati ruajti qëndrimin kritik për drejtimin e Bashkisë nga Voltana Ademi, por nga ana tjetër e cilësoi handikap mungesën e opozitës në këshillin e ri Bashkiak.

Bushati: Nuk do të ketë asnjë hakmarrje në Shkodër dhe nuk ka nevojë të fillojmë procesin e vetëviktimizimit në Shkodër. Shkodra ka nevojë për punë, për një kryetar të përkushtuar 24 orë, ka nevojë për një këshill bashkiak që miraton politikat më të mira për bashkinë.Ka një handikap që opozita nuk do të jetë as në këshill bashkiak. E dimë shumë mirë që bashkia mbyllej dhe një pjesë e pjesë e ndërmarrjeve në varsëi të saj vinin në Tiranë për protestën dhe gjatë ditëve të punës. Do të vendosim një standard të ri dhe në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë plan dhe aq më tepër ambicie për të ndërtuar një bashki të karakterit politik që mund ti shërbente vetëm një grupi njerëzish.

Pjesëmarrja në votimet e 30 qershorit është temë kryesore e debatit politik. Por për Bushatin ajo ka shpjegim me tensionet që paraprinë ditën e votimeve.

Bushati tha se Partia Socialiste e ka lexuar me kujdes votën e 30 qershorit dhe tani është koha të nisë puna për qytetin që sipas tij ka shumë nevojë për ndërhyrje.




EMISIONET