Bushati kritika OSBE: Nuk duhet të diskutoni për Kosovën, pa përfaqësuesit e saj

Bushati kritika OSBE: Nuk duhet të diskutoni për Kosovën, pa

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka kërkuar një qasje të re të OSBE-së ndaj Kosovës. I pranishëm në takimin e 24-t të Këshillit Ministror të OSBE-së, kreu i diplomacisë shqiptare tha se është e papranueshme që OSBE përjashton pjesëmarrjen Kosovën në diskutimet që bëhen për këtë shtet. Bushati kërkoi që OSBE të mos diskutojë më për Kosovën pa praninë e përfaqësuesve të saj.

Bushati: Në shumë dokumente të OSBE-së, Kosova vazhdon të referohet me një shënim sa të vjetër aq edhe të papranueshëm. Por kjo nuk është e gjitha: OSBE vazhdon të përjashtojë pjesëmarrjen e Kosovës kur diskutohen çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, përfshirë raportet e misionit. Pyetja që ngrihet është se si mundet që operacionet në terren në Kosovë të synojnë të ndikojnë pozitivisht në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës, kur organizata nuk e përfshin Kosovën. Më lejoni ta them qartë: kjo organizatë nuk duhet të diskutojë për Kosovën, pa Kosovën, si pjesë e diskutimit.

Kosova vijon të mos jetë e anëtarësuar në OSBE dhe një nga kundërshtarët më të ashpër edhe këtë herë ka qenë Serbia  e cila e ka justifikuar këtë me faktin se disa vende anëtare kanë vendosur veton për Kosovën

Takimi I 24-t i Këshillit Ministror të OSBE-së, i cili mbahet në datat 7 dhe 8 dhjetor përkon me përfundimin e kryesisë austriake të OSBE-së.

EMISIONET