Bushati: Këtë muaj fillojmë punën për kapitujt 23 dhe 24

Bushati: Këtë muaj fillojmë punën për kapitujt 23 dhe

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme tha se këtë muaj do të nisë puna analitike për kapitujt 23 dhe 24.  Bushati u shpreh se një vit është e mjaftueshme për të përfunduar punën përgatitore.

Bushati: E njëjta gjë ndodh edhe tek rasti ynë, në korrik ne do të kemi mundësi të fillojmë procesin e punës analitike fillimisht për kapitujt 23 e 24 që kanë lidhje me lirinë, drejtësinë, sigurinë, të drejtat e njeriut. Besoj se 1 vit kohë do të jetë i mjaftueshëm për ne dhe fqinjin tonë për të përfunduar punën përgatitore në mënyrë që të fillojë zyrtarisht procesi i disiplimit për anëtarësim. Shpresoj shumë që gjatë këtij viti edhe BE të ecë me procesin e reformave.

Deklarata e Bushatit u bë në tyrezën  e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert me “Çfarë e pret Shqipërinë pas konkluzioneve të Këshillit të BE për ceshtjet e përgjithshme: Pritshmëritë dhe detyrat", ku ishte i pranishëm edhe raportuesi per Shqiperine Knut Fleckenstein.

EMISIONET