Bushati flet për hetimin: Basha më ka çuar në dy gjykata për kunatin, atje mban lekët

Bushati flet për hetimin: Basha më ka çuar në dy gjykata

Deputeti socialist, Ervin Bushati, ka sqaruar për herë të parë pozicionin e tij lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila urdhëron Prokurorinë ta marrë nën hetim për fshehje të pasurisë.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Rtv Ora, Bushati pranoi pronësinë e pronave që ka listuar PD në akuzat e saj, madje edhe më shumë.

Gazetari: A janë tuajat pronat që janë listuar?

Bushati: Janë dhe kam edhe të tjera. I kam deklaruar të gjitha.

Për Bushatin, Basha është acaruar me të dhe e ka çuar në dy gjykata pasi i akuzoi kunatin, tek i cili sipas deputetit socialist kryedemokrati mban lekët.

Bushati: Me Bashën kam qenë në këshillin bashkiak që në 2011 përballë dhe kam në politike 12 vjet, kam bërë me qindra deklarata, fjalime, debate. Në asnjë nga akuzat që i kam ngritur zotit Basha qoftë si Ministri që abuzoi me Rrugën e Kombit, 1.2 miliardë euro, qoftë për vrasjet e 21 janarit, shitjen e detit, gjumin në bashki dhe gjithë batërditë që ka bërë nuk ka pasur asnjë reagim. 

I vetmi reagim që ka pasur ka qenë në tetorin e kaluar ku unë kam pasur dy deklarata si Sekretar i grupit të PS-së për kunatin e zotit Basha. Luli i lekëve nuk është zoti Basha që mendojnë demokratët, sa herë preket interesi i kunatit ku mban lekët zoti Basha, atëherë acarohet. Më kanë hapur dy çështje për këtë, një kunati në Gjykatën Civile të Tiranë që kërkon dëmshpërblim se i është prishur emri dhe një PD me një deklaratë që ka nxjerrë dhe e ka çuar dhe kërkon që ajo deklaratë të ndiqet.

Prokuroria e ka quajtur të pavlefshme, megjithatë në Gjykatën e Apelit Basha sot kishte çuar dhe një çështje tjetër për kryetarin e grupit. Ka gjetur ndonjë derë të mbrapshme te Gjykata e Apelit. Më vjen keq që gjithë Ministria e Drejtësisë ka qenë në përdorim për të ndjekur dhe gjetur prova që nuk ekzistojnë, gjithçka e kam të deklaruar. Më vjen keq që zoti Basha po sillet si një bolshevik i vogël, koha e shpronësimeve ka ikur me kohë. 

Jam krenar për emrin dhe punën e familjes sime, pasuria më e madhe që kam është edukimi që më kanë dhënë prindërit, gjithçka që kam fituar, fitorja që kam në njësinë bashkiake numër 8 ku banon Basha, as aty nuk është acaruar. Është mundur dy herë në shtëpi të vet nga PS që unë drejtoj në njësinë numër 8 që jam deputet. Nuk e votojnë as komshinjtë zotin Basha, ka humbur dy herë aty. Nuk u acarua kaq shumë as nga humbja e PD. Është acaruar dhe më ka çuar në dy gjykata vetëm se i përmenda kunatin.

I pyetur nëse do ti përgjigjet Bashës me një kallëzim penal për shpifje, ai pati këtë përgjigje:

Bushati: Unë nuk bëj kallzime për zotin Basha, do ta ndjekë drejtësia e re. Vjedhja që ka bërë në Rrugën  e Kombit, 1.2 miliard euro për 62 km, i shpëtoi prokurorisë se ishte i ftohur për 6 muaj, tani është bërë këngëtar soprano dhe këndon shumë mirë. Edhe kur e kam lavdëruar se i lyen flokët shumë mirë nuk më ka akuzuar, më ka akuzuar vetëm kur i kam përmendur lekët e kunatit që në fakt janë lekët e zotit Basha. 

Këtu i ka djegur shumë. Por i bëj thirrje drejtësisë të vazhdojë punën e vet, të gjithë deklaratat janë në ILDKPKI, para kohës se të merresha me politikë. Më vjen keq vetëm për familjen se janë të trashëguara nga im atë që nuk ëShtë më, edhe për mamanë dhe vëllain është një çikë e rëndë por do ta durojnë dhe këtë çmenduri të zotit Basha. Të gjitha janë para se të futesha në politikë. Unë bëj jetë komode, jetoj mirë nuk jam pasanik. Këto janë bolshevizma të sovjetikut Basha se tani ka dhe ca lidhje me Rusinë që duhet ti shpjegojë.

PD e akuzoi për fshehje të pasurisë, Gjykata urdhëron prokurorinë të hetojë Ervin Bushatin

PD ia numëron të gjitha pasuritë Ervin Bushatit: Shpif për opozitën për të mbrojtur paratë e tij

EMISIONET