Bushati: Ekonomiqarë jemi vetëm kur bëjmë pazarin, jo kur blejmë makinën

Bushati: Ekonomiqarë jemi vetëm kur bëjmë pazarin, jo kur

Çfarë makinë të përdorim, të re apo të vjetër? Kjo ishte pyetja që u rrah në diskutime në emisionin "Ekopolitikë" në Rtv Ora.

Sokol Kodra nga ‘Autostar Albania’ shprehet: Nuk e di është i pasur apo i varfër ai. Ata që blejnë ato makinat e vjetra i harxhojnë ato lek.

Ndërsa Gentian Bushati nga Porche Albania thotë se qytetarët duhet të kuptojnë se paraja ka vlerë në kohë.

Bushati:  Paraja ka një vlerë në kohë, 5 lek sot  pas katër viteve nuk janë 5 por 7. Një qytetar që ka nevojë për një mobiliet, ka 3 mijë euro dhe do të blejë një makinë të përdorur, e cila nuk do të jetë më e re se 12 vite, do të ketë kosto mirëmbajtje shumë të mëdha, pse nuk i drejtohet bankës. Ke banka sot që kanë interes nga 3.5 në 5.5. Nëse ti parapaguan 3 mijë euro, merr një makinë 10 mijë euro dhe jetëgjatësinë e asaj makine me kosto minimale mirëmbajtje e ke të paktën për 5-6 vite.Ne jemi ekonomiqar kur bëjmë pazarin e shtëpisë, kur blejmë makinën nuk bëhemi ekonomiqar.Këtu përjashtoj vetëm ata që kanë 3 mijë euro dhe nuk kanë punë. Ja ka bërë vëllai nga jashtë shtetit dhuratë, ai do të duhet ta blejë (të përdorur).


EMISIONET