Një kinez, gruaja e të cilit vrau veten dhe dy fëmijët e tyre, pasi ai falsifikoi vdekjen e tij pagesën e sigurimeve, është dorëzuar në polici.

34-vjeçari u konsiderua i vdekur pasi makina e tij u gjet në një lumë, edhe pse trupi i tij nuk u zbulua kurrë.

Por ai nuk i tha gruas së tij për planin, e cila besonte se bashkëshorti i saj kishte vdekur.

Gruaja nuk e përballoi dot 'vdekjen' e burrit ndaj u hodh pellg së bashku me fëmijët, pasi postoi një shënim vetvrasje në internet.

Burri, i quajtur nga policia vetëm si 'Ai', u dorëzua në polici në qarkun Xinhua të premten e kaluar, raporton BBC.

Ai është arrestuar me akuzën për mashtrim të sigurimeve dhe dëme të qëllimshme ndaj pronës.

Në fillim të shtatorit 'Ai' i bleu një plani i sigurimit me vlerë 1 milion juan (145 mijë dollarë) pa lajmëruar bashkëshorten.

Sipas një raporti, gruaja e tij u emërua si përfituese.

Më 19 shtator, përdori një automjet të huazuar për të falsifikuar vdekjen e tij në një aksident automobilistik, tha policia.

Më 11 tetor, trupat e gruas së tij 31 vjeçare, djali të tyre 4-vjeçar dhe vajzës 3-vjeçare u gjetën në një pellg pranë shtëpisë së tyre, sipas Zërit të Kinës.

Në një shënim vetëvrasje të postuar në WeChat, ajo shkruante se po shkonte ta "shoqëronte" atë, duke shtuar se dëshironte "familja jonë të ishte së bashku", shtoi Zëri i Kinës.

Para dorëzimit në polici, 'Ai' kishte postuar një video në interent ku shprehej se kishte huazuar paratë për të paguar trajtimin e vajzës së tij, e cila vuante nga epilepsia.

/Ora News.tv/