Burimet kanë bërë të ditur për Ora News se administratës së Kuvendit i është kërkuar të rrinë në gatishmëri  pasi  nesër mund të mblidhet kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme

Kryeministri ka dalë me një tjetër ftesë për studentët lidhur me 8 kërkesat e tyre. Në instastory, Rama shpreh dakordësinë për 8 pikat, nëse studentët ulen në dialog me qeverinë.

Por studentët thonë se nuk do të ketë dialog dhe negociata për këto 8 pika. Ata i kanë bërë apel Kryeministrit të mbledhë parlamentin të shtunën, në një seancë të jashtëzakonshme vetëm për kërkesat e tyre.

Afati i lene prej tyre per pergjigje është ora 16:00 e ditës së sotme.

Në të kundërt ata kanë paralajmëruar një protestë kombëtare ditën e hënë, ku përveç gjimnazistëve, studentët kanë kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve.


/Ora News.tv/