Edi Reja do të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollt.

Italiani ka rënë dakord për afatin kohor të kontratës dhe shumën financiare që do të marrë në bashkëpunimin me FSHF

Burime të sigurta të RTV Ora thonë se zyrtarizimi i teknikut është vetëm çështje orësh. 73 vjeçari vizitoi Shkodrën për të parë live ndeshjen eliminatore të Kampionatit Europian, Shqipëri –Turqi, dhe pati një takim kokë më kokë me presidentin Duka.

Madje, presidenti dhe trajneri kanë pasur një takim të dytë në Itali, ku Reja ka marrë një listë të lojtarëve të ekipit kombëtar në 3 vitet e fundit, por edhe emrat e kombëtares U-21.

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, Duka dhe Reja i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit

Tashmë ngelet vetem prezantimi zyrtar në FSHF,

Reja ne karrierën e tij ka një eksperiencë shumë të madhe. Ai ka drejtuar 24 klube të rëndësishme, mes tyre: Lazio, Napoli, Atalanta, Bolognia, Gjenova, Cagliari, por edhe Hajduk Split. 

/Ora News.tv/